Arrin në Izrael fluturimi i parë i izraelitëve të evakuuar NULL NULL 18.06.2025 08:19 18.06.2025 08:19 Sipas autoriteteve të aeroportit, ka mbërritur fluturimi i parë që po sjell izraelitët të cilët ishin të bllokuar jashtë vendit për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore të Izraelit. Fluturimi i realizuar nga kompania ajrore El Al, i cili u nis nga Larnaka, Qipro, mbërriti në mëngjesin e së mërkurës në Aeroportin ”Ben Gurion”. Ky fluturim është pjesë e operacionit “Kthimi i Sigurt”, transmeton klankosova.tv. Ministrja e Transportit, Miri Regev, deklaroi se qëllimi është “riatdhesimi i të gjithë qytetarëve izraelitë.” Në një zhvillim tjetër, janë njoftuar edhe fluturimet e parë për evakuimin e shtetasve polakë nga Izraeli. Sipas raportimeve të BBC, Polonia ka përfunduar evakuimin e 160 qytetarëve të saj nga Izraeli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gjykata me detaje për sulmin brutal në Suharekë: Mjeti i fortë ishte në çantën e të dyshuarit 15 minuta më parë