Ish-shefi i shërbimit sekret britanik: Veç Amerika ka kapacitet ta godas Iranin thellë nën tokë NULL NULL 17.06.2025 23:28 17.06.2025 23:28 Ish-shefi i shërbimit sekret britanik, Sir John Sawers, ka thënë se Izraeli nuk i ka shenjëstruar disa nga objektet më të rëndësishme bërthamore të Iranit, pasi nuk kanë kapacitet ushtarak për të goditur thellë nën tokë. Sipas Sir Sawer tha se vetëm amerikanët e kanë atë kapacitet, ndërsa Uashingtoni do të jetë përpara një vendimi të madh nëse do t’u bashkohet izraelitëve apo do të gjejnë rrugë diplomatike për dalje nga situata. “Ekziston rreziku që të përfundojmë me një Iran të dëmtuar dhe të plagosur, por me programin bërthamor ende të paprekur”, tha Sir Sawers, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, ai mendon se qëllimi i Izraelit është “t’i përfshijë amerikanët në konflikt”, në mënyrë që fuqia e ShBA-së të përdoret për të shkatërruar objektet bërthamore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.