Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave, në shtëpi iu gjet edhe eksploziv NULL NULL 17.06.2025 23:38 17.06.2025 23:38 21 vjeçari, i cili planifikoi sulmin në ish-shkollën e tij në Graz të Austrisë ku mbetën të vrarë 9 nxënës, prej tyre një vajzë nga Kosova dhe një mësues, sipas policisë ishte i magjepsur nga të shtënat në shkolla. Por, megjithatë, motivi që e çoi deri në këtë sulm mbetet i paqartë, njofton policia e Austrisë. “Ai lavdëroi jo vetëm aktet në përgjithësi, por edhe autorët që i kryen këto akte”, deklarojnë nga policia. Sipas hetuesve, personi i armatosur kishte planifikuar sulmin me shumë kujdes. Derisa gjatë një kërkimi në shtëpinë e tij, policia kishte gjetur plane për sulm me eksploziv dhe bombë tubi jofunksionale. Ndryshe, nëntë nga njëmbëdhjetë personat e plagosur në sulmin e javës së kaluar mbeten në spital, gjendja e të cilëve nuk është kritike. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Roja e Kohës" bën thirrje për protestë: Bllokimi i Kuvendit po dëmton vendin (VIDEO) 26 minuta më parë
Lajme Irani mund ta sulmojë i pari SHBA-në dhe ta detyrojë të hyjë në luftë – thotë ish-ambasadori izraelit 36 minuta më parë