Punimet në kanal, kthehet furnizimi me ujë në katër komuna (VIDEO) NULL NULL 15.06.2025 20:33 15.06.2025 20:33 Furnizimi me cisterna u bë për më shumë se 24 orë në Drenas, Obiliq, Fushë Kosovë dhe në lagjen “Kalabria” të Prishtinës. Kjo ndalesë, sipas KRU “Prishtinës”, erdhi si pasojë e disa punimeve teknike në kanalin e Ibër-Lepencit. Furnizimi me ujë që ishte ndërprerë mëngjesin e së shtunës nisi të rikthehet të dielën rreth mesditës. Për dikë që jeton në mërgim mungesa e ujit është e tmerrshme. E ata që jetojnë në Kosovë e planifikojnë edhe ndaljen e ujit. Një banor mendon se kjo çështje do të zgjidhet vetëm për arsye politike. Ndërkohë që furnizimi me ujë po kthehet në disa zona, në fshatin Vaganicë të Mitrovicës në kanalin e Ibër-Lepencit nga edhe furnizohen banorët janë hedhur mbetje shtazore, të cilat edhe bllokojnë rrjedhjen e ujit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Lidhja e Bizneseve kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së: Dëmton rëndë prodhuesit vendorë 17 minuta më parë
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 18 orë më parë