Në Fushë Kosovë, Drenas e Poklek të Ri nis furnizimi me ujë përmes autoboteve NULL NULL 14.06.2025 14:59 14.06.2025 14:59 Foto nga KRU Prishtina Në Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë, është ndërprerë furnizimi me ujë. Kjo pasi sipas Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, punimet teknike në kanalin e Ibër Lepencit kanë shkaktuar nivel të lartë të turbullirave, nivel ky që e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, transmeton Klankosova.tv. KRU “Prishtina” në ndërkohë ka bërë të ditur se ka nisur furnizimi me ujë përmes autoboteve në qendër të Drenasit, Poklek të Ri dhe të SHFMU “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.