Arrestohet mashtruesi i subvencioneve në Pejë NULL NULL 13.06.2025 10:15 13.06.2025 10:15 Gazmend Zekaj është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “mashtrimi”. I dyshuari ka marrë para nga qytetarët pejan duke i mashtruar se me ato para do të aplikonte në emër të tyre për përfitim të subvencioneve. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, “Është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi. Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.