Modriqi do t’i bashkohet Milanit pas Botërorit NULL NULL 12.06.2025 09:48 12.06.2025 09:48 Mesfushori legjendar i Real Madridit, kroati Luka Modriq nuk do t’i bashkohet Milanit para se të përfundojë Botërori. Sipas Fabrizio Romanos, gazetarit të njohur sportiv, këtë vendim ai e ka marrë “nga respekti që ka për Rel Madridin”. “Luka Modriq nuk do t’i kryejë testet mjekësore te AC Milani nga respekti për Real Madridin”. “Ai do ta kompletojë kalimin e tij pas Kampionatit Botëror”, shkroi Romano. Kujtojmë se drejtor sportiv në klubin legjendar italian tash është Igli Tare. /Klankosova.tv