“Hidroregjioni Jugor” apelon për përdorim të përgjegjshëm të ujit të pijshëm NULL NULL 10.06.2025 08:34 10.06.2025 08:34 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren i ka bërë thirrje konsumatorëve për përdorim të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të ujit të pijes. Kjo kompani ka theksuar se uji i pijshëm është një resurs jetik dhe i kufizuar, që duhet përdorur vetëm për nevoja esenciale, siç janë konsumimi në familje, higjiena personale dhe pastrimi bazik, përcjell gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Për të parandaluar keqpërdorimet, kompania ka paralajmëruar masa në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si shkyçja e menjëhershme nga rrjeti i ujësjellësit pa paralajmërim, inicimi i procedurave ligjore, dhe gjoba e masa ndëshkuese konform legjislacionit në fuqi./Klankosova.tv. Ndiqni detajet shtesë, në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 14 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 16 orë më parë