Kosova pret sonte Armeninë në “Fadil Vokrri” NULL NULL 06.06.2025 08:44 06.06.2025 08:44 Foto nga FFK Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sonte ndaj Armenisë në një ndeshje miqësore që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45. Kjo sfidë shërben si test për trajnerin Franco Foda në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit 2026, njofton Klankosova.tv. Në këtë ndeshje pritet të aktivizohen edhe disa lojtarë të rinj. Tri ditë më vonë, Kosova luan edhe një miqësore tjetër, kësaj here ndaj Ishujve Komore.