Franca tregon se është në lojë, Mbappe shënon nga penalltia NULL NULL 05.06.2025 22:22 05.06.2025 22:22 Pas katër golave të Spanjës, Franca e ka shënuar golin e parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve të ligës A. Pas një faulli në zonën e 16-metërshit, gjyqtari akordoi penallti për Francën, ku nga pika e bardhë i saktë u tregua Kylian Mbappe. Në pjesën e dytë, Spanja shënoi dy gola për tre minuta, ku fillimisht i saktë nga penalltia u tregua Yamal, ndërsa për golin e katërt u kujdes Pedri. Ndeshjen mes Spanjës dhe Francës mund ta ndiqni ekskluzivisht në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.