Policia në Tiranë e gjen armën në formë stilolapsi me të cilën dyshohet se u plagos 15-vjeçari NULL NULL 03.06.2025 23:38 03.06.2025 23:38 Policia e Shtetit në Shqipëri ka gjetur armën me të cilën një 21-vjeçar dyshohet ta ketë plagosur një 15-vjeçar. Në pamjet publikuara shihet se arma është në formë të një stilolapsi, teksa në mediet e Shqipërisë thuhet se 15-vjeçari punonte si kamerier, transmeton Klankosova.tv. I arrestuari A.N., 21-vjeç akuzohet për “plagosje e rëndë me dashje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.