Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Musk e quan projektligjin e taksave të Trump të neveritshëm

NULL NULL
03.06.2025 22:52

Elon Musk ka kritikuar ashpër projektligjin e ri të presidentit amerikan, Donald Trump, të quajtur “One Big Beautiful Bill Act”, duke e cilësuar si “të neveritshme” për shkak të ndikimit të madh në rritjen e deficitit buxhetor dhe përmbajtjes së mbushur me shpenzime të panevojshme.

Projektligji përfshin zgjatjen e uljeve të taksave të vitit 2017, ndërprerjen e taksave për bakshishet dhe orët shtesë, si dhe shkurtime të mëdha në programet sociale si Medicaid dhe SNAP.

“Turp për ata që votuan për të,” tha Musk në një postim në X të martën.

Miliarderi i teknologjisë u largua papritur nga administrata javën e kaluar pas 129 ditësh pune për të ulur kostot me ekipin e tij, të njohur si Doge. /Klankosova.tv 

lajme të ngjashme