Inzaghi e lë Interin, i bashkohet Al Hilalit NULL NULL 03.06.2025 16:59 03.06.2025 16:59 Simone Inzaghi nuk do të jetë më trajner i Interit pasi ka pranuar të jetë në krye të ekipit nga Arabia Saudite, Al Hilal. Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, Inzaghi ka arritur marrëveshje me Al Hilalin për një kontratë 3-vjeçare, transmeton Klankosova.tv. Ai do të largohet nga Interi pas fitimit të një titulli të Serie A, dy Kupa të Italisë, tri Superkupave italiane dhe arritjes dy finaleve në Ligën e Kampionëve.