Shala: Vuçiq qëndron prapa protestave në Serbi (VIDEO) NULL NULL 03.06.2025 11:20 03.06.2025 11:20 Prapa protestave në Serbi qëndron vetë presidenti Alleksandar Vuçiq. Kështu u shpreh, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Sipas tij, këto protesta janë pjesë e një skenari më të gjerë për të mbajtur opinionin e brendshëm dhe rajonal nën tension, përcjell Klankosova.tv. “Vuçiq qëndron prapa këtyre protestave, sepse vetëm në këtë formë dhe mënyrë e mban opinionin të tensionuar dhe krijon një mjegull të së pavërtetës. Protestat në Beograd, incidentet etnike e fetare në Kosovë, presioni politik në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi, si dhe deklaratat e herëpashershme të Dodikut për çështjen e Gjykatës së Bosnjës, janë pjesë e një projekti”, tha Shala. Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese: