Matheus Cunha e kompleton transferimin te Machester United NULL NULL 01.06.2025 21:10 01.06.2025 21:10 Matheus Cunha u transferua te Manchester United pasi ata shfrytëzuan klauzolën e lirimit prej 62.5 milionë funtesh në kontratën e brazilianit te Wolves, pavarësisht interesit nga klube të tjera. Cunha donte të luante në Old Trafford dhe nuk u dekurajua nga dështimi i tyre për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Cunha do të jetë transferi i parë i Ruben Amorim këtë verë, ndërsa ai synon të rindërtojë një skuadër që përfundoi e 15-ta në Premier League – dhe klubi ka vepruar shpejt për të siguruar transferimin në ditën e hapjes së merkatos, shkruan SkySport, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025