Arifi: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron anëtarët e saj pa pritur hetimet NULL NULL 31.05.2025 10:50 31.05.2025 10:50 Analisti Avni Arifi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se po mobilizohen të gjithë në mbrojtje të anëtarëve të tyre sa herë ka ndonjë hetim kundër korrupsionit. “Kështu ishte rasti me Martin Berishën, e tani edhe me ministrin Faton Peci, ku ende pa e ditur se çka ka prokuroria ata e fillojnë mbrojtjen, në vend se ta lënë shtetin t’i kryejë hetimet dhe pastaj ta shprehin opinionin”, deklaroi Arifi në “Speciale” në Klan Kosova. Më tej ai shtoi se kjo parti e ka shndërruar korrupsionin në një fenomen që është i keq vetëm kur LVV nuk është pjesë e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 14 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 19 orë më parë