Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA do të dyfishojë tarifat për importet e çelikut dhe aluminit

NULL NULL
31.05.2025 08:56
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se SHBA do të dyfishojë tarifën aktuale për importet e çelikut dhe aluminit nga 25% në 50%, duke filluar nga e mërkura.

Duke folur në një tubim në Pittsburgh të Pensilvanisë, Trump tha se masa do të ndihmonte në rritjen e industrisë lokale të çelikut dhe furnizimit kombëtar, ndërsa do të reduktonte varësinë nga Kina, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Trump tha gjithashtu se 14 miliardë dollarë do të investohen në prodhimin e çelikut të zonës përmes një partneriteti midis US Steel dhe Nippon Steel të Japonisë, megjithëse më vonë ai u tha gazetarëve se ende nuk e kishte parë ose miratuar marrëveshjen përfundimtare.

lajme të ngjashme