A do të arrihet armëpushimi në Gaza? (VIDEO) NULL NULL 30.05.2025 14:48 30.05.2025 14:48 Gazanët - The Guardian Në “Kosova Today” u diskutua propozimi i një armëpushimi 60-ditor në Rripin e Gazës. Panelistët Avni Çakmaku, Ita Gani dhe Pal Shtufi, patën qëndrime të ndryshme sa i përket kësaj marrëveshje të propozuar nga SHBA-ja, transmeton Klankosova.tv. Shtufi beson se nuk ka marrëveshje të arritur në mes dy vendeve. “Izraeli i tha po marrëveshjes së armëpushimit. Por çka lexova më herët, Hamasi e ka shtyrë për pak më vonë këtë problematikë. Siç duket nuk kanë marrëveshje për shkak të kushteve që janë kërkuar”, Shtufi. Nga ana tjetër, Çakmaku tregon se pse nuk mund të funksionalizohet një armëpushim i tillë. “Nëse nuk ka intermediator të fuqishëm i cili garanton që ato kushte do të miratohen. Atë çka dimë deri tash, parashihet që Izraeli ta ruaj të drejtën e rifillimit të sulmeve ushtarake. Kjo e bën shumë problematike”, u shpreh Çakmaku. E Ita Gani tha se gjithmonë flitet për Gazën dhe luftën në këtë zonë, por asnjëherë për luftën që po përjeton Izraeli. “Kur flitet për një armëpushim, flitet për një armëpushim që Izraeli të mos sulmojë në Gaza, por nuk flitet për një armëpushim për Izraelin. Por nuk flitet që Izraeli ka qenë mbrëmë i sulmuar”. E gjatë diskutimeve në “Kosova Today”, Ita Gani filloi të qajë, por këtë fenomen e ironizoi Çakmaku. “Po qan sigurisht për fëmijët palestinezë”, tha ai. Ndërsa Ita Gani tha se shteti palestinez është krijuar të vuaj. /klankosova.tv