Intervistimi po vazhdon: Faton Peci para hetuesve që disa orë NULL NULL 27.05.2025 16:29 27.05.2025 16:29 Hetuesit e Prokurorisë Speciale po vazhdojnë ta intervistojnë ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rual, Faton Peci. Kështu bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv. Veçse ende nuk dihet se në çfarë cilësie po intervistohet Peci. Sot është zhvilluar një aksion i PSRK-së në zyrat e MBPZHR-së. Prokurori i rastit, Admir Shala, bëri me dije para gazetarëve se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit. “Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Jemi duke i zhvilluar bastisjet, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme, drejt zbardhjes së rastit konkret.” , tha Shala para mediave.