Trump paralajmëron se do të tërhiqet nga bisedimet Ukrainë-Rusi nëse s’arrihet progres NULL NULL 19.05.2025 23:45 19.05.2025 23:45 Presidenti i Amerikës, Donald Trump tha se e pyeti homologun e tij rus, Vladimir Putin se kur do t’i jepte fund luftës në Ukrainë gjatë telefonatës dyorëshe. “Unë i thashë: “Kur do t’i japim fund kësaj gjakderdhjeje”. Besoj se ai dëshiron t’i japë fund”, tha presidenti në Zyrën Ovale, transmeton Klankosova.tv. Trump gjithashtu paralajmëroi se do të tërhiqet nga bisedimet Rusi-Ukrainë nëse nuk ka përparim. Ai shtoi se ka “ego” të përfshirë. “Ego të mëdha përfshihen, por mendoj se diçka do të ndodhë. Dhe nëse nuk ndodh, unë thjesht tërhiqem dhe ata do të duhet të vazhdojnë”, tha drejtuesi i SHBA-ve.