PS kryeson bindshëm votat e diasporës, si paraqiten rezultatet për partitë e tjera NULL NULL 13.05.2025 08:11 13.05.2025 08:11 Në 11 maj shqiptarët e Shqipërisë ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e cila do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora. Ndërkohë që procesi i numërimit të votave vijon deri më tani në votat e ardhura nga diaspora kryeson bindshëm Partia Socialiste, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Sipas të dhënave të KQZ-së janë numëruar deri më tani 38806 zarfa nga 194889 që janë gjithsej. Nga këto në rang vendi Partia Socialiste ka marr 21305 vota, (55,30%), Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marr 10951vota (28,42%). Rezultatet e partive të tjera janë si më poshtë: Lëvizja Bashkë 934 vota 2,42% Lëvizja Atdheu (LA) 49 vota 0,13% Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 248 vota 0,64 % Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 3161 vota 8,20 % Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 227 vota 0,59% Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 16 vota 0,04% Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 100 vota 0,26% Partia Mundësia (MUNDËSIA) 1176 vota 3,05% Partia Socialdemokrate (PSD) 361 vota 0,94 %.