Spiropali mbërrin në Vorë, pret rezultatin e votimit elektronik NULL NULL 12.05.2025 10:09 12.05.2025 10:09 Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka mbërritur në Vorë, ku edhe pritet që të dalë rezultati i votimit elektronik. Ajo, para mediave tha se Shqipëria evropiane nuk është më një ëndërr, por realitet i prekshëm, transmeton Klankosova.tv. “Shqipëria evropiane nuk është më një ëndërr por realitet i prekshëm. Këtu në Vorë rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë, ky është qëndrimi jonë dhe i yni. Ne besuam votimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10, për ta dhënë rezultatin në kohë reale. Me një diferencë të thellë për shkak të punës që kemi bërë këtu, gjatë punës së madhe në terren. Është procesi teknik i përcjelljes së rezultatit, i takon KQZ të shpallë rezultatin në atë që ishte një votim elektronik por që nuk përfundoi i tillë”, tha Spiropali.