Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, ja masat që do të ndërmarr policia

NULL NULL
10.05.2025 22:47
“Giro D’Italia”
“Giro D’Italia”

Gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, do tëe mbahet etapa e tretë dhe e fundit e aktivitetit sportiv “Giro D’Italia”, në Vlorë.

E përmes një njoftimi, Policia Rrugore, ka bërë të ditura masat për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv, transmeton Klankosova.tv.

Policia po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të largojnë automjetet e parkuara në disa rrugë.

Rrugët ku nuk lejohet parkimi nga sot e deri në përfundimin e garës ditën e nesërme janë:

-Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares);

-Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”;

-Fusha para Shkollës së Marinës;

-Rruga “Reshat Osmani”;

-Rruga “Veledin Kollozi”;

-Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”;

-Rruga “Hajredin Haxhiraj”;

-Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”;

-Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”;

-Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”, dhe

-Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit.

lajme të ngjashme