Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiqi në takim me Putinin: Faleminderit për mbështetjen e madhe

NULL NULL
09.05.2025 20:42

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehu sot mirënjohjen e tij ndaj Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për siç thuhet, mbështetjen e madhe për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe theksoi se është detyrë e përbashkët e të dyja vendeve të mos lejojnë që historia të përsëritet.

Në fillim të takimit me Putinin në Kremlin, Vuçiq e falënderoi presidentin e Rusisë për mikpritjen dhe e uroi edhe një herë për festën, 80-vjetorin e fitores në Luftën e Madhe Patriotike.

“Është një ditë shumë e rëndësishme për ne, për serbët. Jemi krenarë për rolin e popullit tonë në çlirimin e vendit nga pushtuesit nazistë dhe jemi shumë mirënjohës ndaj Ushtrisë së Kuqe, Ushtrisë Sovjetike që luajti rol të madh në atë çlirim”, tha Vuçiq, duke folur në rusisht, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme