‘Nevojitet shumë më tepër përparim’ në tarifat e Kinës për të lehtësuar rrezikun e recesionit, thotë ekonomisti amerikan NULL NULL 09.05.2025 18:06 09.05.2025 18:06 Donald Trump sot paralajmëroi ulja e tarifave ndaj Kinës. Në platformën Truth Social ai tha se “tarifa prej 80% ndaj Kinës duket e drejtë”. Ekonomisti kryesor amerikan nga Morningstar, Preston Caldwell, për Sky’s Business Live tha se kjo do të ishte një “ulje e madhe” e normës aktuale prej 145%. Por, ai theksoi se do të duhej të ulej shumë më tepër për të zvogëluar rrezikun e një recesioni. “Ne po parashikojmë ende një ngadalësim të madh të rritjes së PBB-së gjatë viteve të ardhshme”, tha ai. “Për ne, për të lehtësuar rrezikun e plotë të recesionit, duhet të shohim shumë më tepër përparim – 80% ndaj Kinës është vetëm fillimi”, shtoi Caldwell.