Referi i lojës Inter-Barcelona i quan qesharake komentet e Flick-ut NULL NULL 07.05.2025 20:08 07.05.2025 20:08 Gjyqtari i ndeshjes së mbrëmshme Inter-Barcelona, Szymon Marciniak, i ka quajtur qesharake akuzat e trajnerit të Blaugranëve, Hansi Flick. “Komentet e bëra nga Flick dhe lojtarët e tij janë qesharake. Çfarë mund të them për komente të tilla të pamenduara? Nuk kam lënduar askënd”, ka reaguar polaku. Flick akuzoi referin në fjalë për vendimet e tij të njëanshme që shkuan në të mirë të Interit në ndeshjen e kthimit. Ndër ankesat kryesore ishin ato te goli i barazimit nga Interi në minutën 90+3’, ku lojtarët e Barcelonës pohonin se kishte një ndërhyrje të palejuar nga Denzel Dumfries i cili më pas mori topin dhe asistoi për Francesco Acerbin. Zikaltrit prekën finalen pas fitores 4:3 ndaj Barcelonës mbrëmë në “Giuseppe Meazza”.