Al-Ahli, fitues i Champions Leagues së Azisë NULL NULL 04.05.2025 09:56 04.05.2025 09:56 Al-Ahli ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve të Azisë, për herë të parë në historinë e vet. Ata arritën të mposhtën skuadrën japoneze, Kawasaki Frontale 2-0 me ndeshjen që u zhvillua në “King Abdullah Sports City” në Jeddah. Golat i realizoi Galeno në minutën e 35-të dhe Kessie në minutën e 42-të. Për këtë skuadër luan edhe futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski, transmeton Klankosova.tv. Pas këtij suksesi, Al-Ahli është kualifikuar në “FIFA Intercontinental Cup” si dhe do të luajnë në Botërorin e Klubeve që zhvillohet këtë verë./ Klankosova.tv.