Pezullohen bisedimet Iran-SHBA mbi programin bërthamor të Teheranit NULL NULL 01.05.2025 19:48 01.05.2025 19:48 Foto nga Reuters Raundi i katërt i bisedimeve Iran-SHBA mbi programin bërthamor të Teheranit është shtyrë. Ministri i Jashtëm i Omanit, tha se bisedimet e së shtunës në Romë po riplanifikoheshin për arsye logjistike, duke shtuar se një datë e re do të caktohet kur të bihet dakord nga të gjitha palët, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Kjo vjen pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth paralajmëroi të enjten se Irani do të “paguajë pasojat” për mbështetjen e tij ndaj rebelëve Houthi të Jemenit. Uashingtoni ka njoftuar gjithashtu sanksione këtë javë ndaj kompanive që thotë se kanë lidhje me Teheranin. Presidenti Donald Trump e tërhoqi SHBA-në nga një marrëveshje e mëparshme bërthamore midis Iranit dhe pesë fuqive të tjera botërore në vitin 2018 dhe ka thënë prej kohësh se do të bënte një marrëveshje “më të mirë”.