Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deri kur interesat e shtetit, të ngufaten nga “interesat” partiake, apo edhe individuale?

123
string(12) "Sejdi Osmani" string(67) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2025/05/sejdi-osmani-1.jpg"
nga Sejdi Osmani 29.04.2025 18:36

Lufta partiake për pushtet, duke injoruar interesat e shtetit dhe të qytetarëve, e ka rënduar dhe penguar punën më efektive dhe të përgjegjshme të Kuvendit për një kohë të gjatë, por duket se tani ka metastazuar.

Kjo që po shohim tani është sa e papërgjegjshme, po aq groteske dhe meskine.

Kosova është pa institucione edhe më shumë se dy muaj e gjysmë pas zgjedhjeve në një kohë të përcjellë me pasiguri gjeostrategjike, kur po lëkunden themelet e rendit botëror, dhe kur Serbia me miqtë e vet bën gjithçka për të rrezikuar shtetësinë e Kosovës, problemet e brendshme dhe kërcënimet serioze nga inflacioni.

Partitë politike, dhe nëse jo ato, kusht tjetër, më në fund duhet ta kuptojnë seriozitetin e rolit primar që kanë fituar me votën e qytetarëve, për të krijuar institucione të përgjegjshme dhe të qëndrueshme në pajtim me kushtet në vend dhe ato globale. Prandaj, le të shmangen kurthet/lojërat politike duke kalkuluar për vota, që janë të dëmshme për shtetin dhe qytetarët, dhe kalkulime të gabuara për vetë subjektet politike, që mund të ju kthehen si bumerang.

Përgjegjësi kanë të gjitha partitë politike, sidomos partia që doli e para në zgjedhjet e fundit.

Situata në cilën jemi imponon nevojën që liderët e partive politike që kanë fituar ulëse në Kuvend, dhe deputetët, të merren vesh sa më shpejtë për përfundimin e procedurave për funksionalizimin e Kuvendit dhe për formimin e një qeverie të përbashkët dhe ekip të unitetit për një kohë të caktuar, deri në dy vjet.

Përndryshe, nëse vazhdohet me këtë avaz, alternativat tjera mund të jenë më të dëmshme për shtetin dhe qytetarët.

Autori është Kryetar i Bordit të Institutit RIINVEST

 

klankosova.tv

lajme të ngjashme