Zjarri djeg 12 vetura të Tesla në Holzerlingen, policia ka dyshime për motiv të qëllimshëm NULL NULL 28.04.2025 18:05 28.04.2025 18:05 Në mesnatën e së hënës, dymbëdhjetë automjete të reja Tesla janë djegur në kompleksin e kompanisë në Holzgerlingen. Shërbimi i zjarrfikësve ka reaguar menjëherë pas njoftimit të banorëve që panë flakët, transmeton klankosova.tv. Mediat gjermane raportojnë se komandanti i zjarrfikësve, Markus Rath, tha se zjarrfikësit u njoftuan në orën 1:52 dhe gjetën 11 automjete të digjeshin, ndërsa një tjetër u dëmtua nga flakët. Zjarri nuk u shkaktua nga bateritë e makinave, pasi ato nuk ishin të lidhura me stacionet e karikimit. Policia po heton shkakun e mundshëm të ngjarjes, por nuk përjashtohet mundësia e djegies së qëllimshme.