Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rebelët Huthi thonë se 68 persona humbën jetën në sulmin ajror amerikan në një burg

NULL NULL
28.04.2025 09:46

Rebelët Huthi të Jemenit thonë se një sulm ajror amerikan ka vrarë 68 persona në një burg ku kishte emigrantë afrikanë.

Ndërkaq, ushtria amerikane nuk bëri asnjë koment në lidhje me këtë, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Ky sulm është incidenti i fundit në luftën dhjetëvjeçare të vendit, në të cilën kanë vdekur emigrantë afrikanë nga Etiopia dhe vende të tjera që kanë rrezikuar të kalojnë Jemenin për të punuar në Arabinë Saudite.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane, përmes një deklarate tha se para se të dilte lajmi për sulmin e dyshuar, kërkoi të mbronte politikën e saj për të mos ofruar detaje specifike të operacioneve.

“Për të ruajtur sigurinë operacionale, ne kemi kufizuar qëllimisht zbulimin e detajeve të operacioneve tona të vazhdueshme ose të ardhshme”.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm në qasjen tonë operacionale, por nuk do të zbulojmë detaje specifike rreth asaj që kemi bërë ose çfarë do të bëjmë”, tha Komanda Qendrore.

lajme të ngjashme