Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada amerikane në Tiranë: Nga 30 maji do të përdoret sistem i ri për takimet e vizave

NULL NULL
24.04.2025 18:12

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka njoftuar se nga 30 maji do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave.

Sipas njoftimit, ambasada tha se përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve.

“Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj”.

“Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ambasada tha se aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.