Mesazhi i Trumpit për Putinin vjen vetëm disa orë pas presionit ndaj Zelenskyt NULL NULL 24.04.2025 16:28 24.04.2025 16:28 Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar sot gjatë ditës një mesazh presidentit rus Vladimir Putin. Duke shkruar në llogarinë e tij, në Truth Social ,pak para orës 08:30 me orën lokale në Uashington, Trump tha se sulmet vdekjeprurëse në Kiev nuk ishin “të nevojshme dhe janë në një kohë shumë e keqe”. “Vladimir, STOP!” përfundoi ai. “5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të përfundojmë Marrëveshjen e Paqes.” Mesazhi i prerë vjen vetëm disa orë pasi Trump kritikoi presidentin ukrainas në të njëjtën platformë. “Ai [Zelensky] mund të ketë paqe ose, ai mund të luftojë edhe për tre vjet të tjera përpara se të humbasë të gjithë vendin” shkroi Trump të mërkurën. Mesazhi i Trumpit për Putinin është një dënim relativisht i rrallë i sulmeve pothuajse të përditshme ruse në Ukrainë – dhe një shenjë e zhgënjimit të tij. Presidenti amerikan premtoi të zgjidhte luftën në Ukrainë në “ditën e parë” të presidencës së tij dhe dita e 100-të vjen më vonë këtë muaj, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.