Hallakamë e tension në Bosnjë Hercegovinë: Pengohet arrestimi i Dodikut (VIDEO) NULL NULL 24.04.2025 10:26 24.04.2025 10:26 Bosnian Serb President Milorad Dodik attends a meeting with Russian President Vladimir Putin meeting at the Kremlin in Moscow, Russia, Tuesday, April 1, 2025. (Mikhail Tereshchenko, Sputnik, Kremlin Pool Photo via AP) Në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Sërpska në Sarajevën Lindore ku aktualisht ndodhet Millorad Dodiku kanë mbërritur pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA). Pjesëtarët e SIPA-s kanë shkuar për ta arrestuar Dodikun, por që të njëjtit kanë hasur në rezistencën e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Republikës Sërpska që e kundërshtuan këtë. Siç shkruan mediumi boshnjak “Klix”, pjesëtarët e SIPA-s janë kërcënuar me përdorim force nga pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Republikës Sërpska, nëse ata do të tentojnë ta arrestojnë Dodikun, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni detajet shtesë, nga diskutimi i gazetarëve në studion e “Ora 7” në Klan Kosova: