Kushtet e rënda në qendrat e shëndetit mental në Indonezi (FOTO) NULL NULL 08.03.2016 18:30 08.03.2016 18:30 Pasung, është një term indonezian për njerëzit me aftësi të kufizuara që u ndalua të përdorej në vitin 1977, por për fat të keq ky term përçmues vazhdon të përdoret në disa vende rurale të Indonezisë. Në vitet 2011-2012 fotografja nga New York-u, Andrea Starr Reese udhëtoi për në Indonezi për t’i dokumentar kushtet e vështira të jetesës në vendet ku trajtohen personat me probleme mentale, transmeton Klan Kosova. Reese tergon arsyet pse ka vendosur të dokumentoj kushtet në të cilët jetojnë këta persona. “E kam bërë këtë fotosesion për shkak se kushtet vazhdojnë të jenë kritike, progresi është shumë i ngadaltë si dhe qeveria nga Indonezia nuk i kushton aspak vëmendje atë se çfarë shkruhet në mediat ndërkombëtare. Mediat po përdorin fotografitë e mija në mënyrë që ata të ndërmarrin diçka”, ka thënë Reese. Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga fotosesion i quajtur “Çrregullimi”. Kujdes pamjet janë të rënda.