Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vëllaznimi asnjëherë pasluftës s’ka luajtur në gjysmëfinale, a mund t’ia dalë sot?

NULL NULL
16.04.2025 15:00

Vetëm në edicionin 2020/2021, Prishtina nuk mundi të kualifikohet në gjysmëfinale të Playoff-it.

Që nga paslufta, kryeqytetasit kanë qenë çdo herë tjetër në mesin e katër skuadrave më të mira të Superligës basketbollistike, njofton Klankosova.tv.

“Bardh e kaltërit” sonte e synojnë ta eliminojnë Vëllaznimin e Gjakovës, në ndeshjen e tretë çerekfinale, pasi në dy të parat, të dyja ekipet morën nga një fitore.

Nga ana tjetër “Kuqezinjtë” që nga paslufta, s’kanë arritur asnjëherë të luajnë në 1/2-ën e finales, andaj sonte në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytet do të luftojnë për një momentum të dytë hsitorik, pas triumfit në Ligën Unike.

Prishtina mbetet klubi më i trofeshëm i Kosovës, pasi janë shpallur kampionë plot 14 herë, teksa gjakovarët nuk e kanë pasur asnjëherë epitetin e më të mirit në elitën kosovare të basketbollit, raporton Klankosova.tv.

Kjo super ndeshje transmetohet ekskluzivisht në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion.

Komentator, Agon Fehmiu!

lajme të ngjashme