Arifi: Nëse do të ishte votuar sot Qeveria, do të ishte kundërkushtetuese NULL NULL 15.04.2025 19:25 15.04.2025 19:25 Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi sot për shkak se nuk u votua raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve, që ishte pika e parë e rendit të ditës. E nëse sot do të votohej Qeveria, sipas analistit Avni Arifi, ajo do të ishte kundërkushtetuese. I ftuar në emisionin Kiks Kosova, Arifi tha se sipas nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, Kurti me ministra do të duhej të jepnin dorëheqjen para certifikimit të zgjedhjeve. “Kemi të bëjmë me shkelje të pastër ligjore nga Lëvizja Vetëvendosje. Po i shkel ligjet që ia ka bërë vetë”, tha ai, raporton klankosova.tv. Sipas tij, me mosvotimin e raportit të Komisionit për Verifikim të Mandateve, opozita parandaloi shkeljen e ligjit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 14 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 19 orë më parë