Dukagjini dhe Suhareka ndajnë pikët NULL NULL 15.04.2025 17:40 15.04.2025 17:40 Foto: K.F. Dukagjini Dukagjini dhe Suhareka kanë barazuar me rezultat 1:1 në xhiron e 29-të të Superligës së Kosovës. Mevlan Zeka kaloi në epërsi mysafirët pas 11 minutave lojë, teksa Faton Neziri barazoi nëntë minuta më vonë. Me një pikë, Dukagjin shkon në kuotën e 36-ve në vendin e shtatë, me tri pikë larg barazhit. Ndërkaq, Suhareka zë vendin e nëntë me 33 pikë po aq sa Llapi një pozitë më lart në pozitën që shpie në barazh.