Iu gjet në veturë një granatë dore, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë NULL NULL 12.04.2025 10:26 12.04.2025 10:26 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi të njëjtit në veturën e tij i është gjetur një granatë dore. Policia në raportin 24 orësh njofton se njësia për deminim e PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit. Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij i është gjetur një granat dore. Njësia për deminim e PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. / Klankosova.tv