Tarifat e Trumpit godasin Trustin në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 09.04.2025 20:36 09.04.2025 20:36 Vendimi i 2 prillit për vendosjen e tarifave për disa shtete nga presidenti amerikan, Donald Trump preku fitimin që rrjedh nga kontributet e kosovarëve në Trustin Pensional. Të hyrat nga kthimi pësuan rënie që sipas ekonomistëve kalon edhe përgjysmimin, raporton Klan Kosova. Që milionat e kontributpaguesve të mos cenohen edhe më, sipas një ish-anëtari të bordit në Trust, duhet mbikëqyrje më e rreptë. E për ulje të mëtejme të profitit, ekonomistët vlerësojnë të fokusohen në tregjet vendore. Kryesuesi i bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra, i tha Klan Kosovës se rëniet janë normale dhe të kontrollueshme, dhe se luhatjet ditore e javore nuk parashihet të kenë ndikim. /Klankosova.tv