Një personi në Drenas i thyhen xhamat e veturës, i vidhet pasaporta e gruas NULL NULL 09.04.2025 10:04 09.04.2025 10:04 Foto ilustruese e vjedhjes së veturës. Një person në Drenas ka raportuar se i janë thyer dy xhamat e veturës dhe i janë vjedhur gjësende të ndryshme, por edhe pasaporta e gruas. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë thyer dy xhamat e veturës dhe nga aty i kanë vjedhur gjësende të ndryshme dhe pasaportën e bashkëshortes së tij femër, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.