Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bayerni “i lënduar” pret sot Interin në çerekfinale

NULL NULL
08.04.2025 10:26

Bayern Munchen do të luajë sonte kundër Interit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët fatkeqëisht nuk mund të llogarisin në Jamal Musialën, Dayot Upamecanon, Anthony Davies, Kinglesy Comanin, e Manuel Neuerin për këtë ndeshje.

Në anën tjetër, për Zikaltrit mungon Kristian Asllani shkaku i kartonëve, si dhe Mehdi Taremi, Denzel Dumfries e Piotr Zielinski.

Dy gjigantët evropianë janë ndeshur 11 herë mes vete, ku gjermanët numërojnë gjashtë fitore, italianët katër, teksa një herë janë ndarë baras.

Në njërën herë ata madje janë takuar në finalen e kësaj gare, më 2010, kur Interi e kishte kompletuar tripletën.

Herën e fundit luajtën në fazën e grupeve në sezonin 2022-23, ku Bayerni i kishte fituar të dyja takimet, 2:0.

lajme të ngjashme