Korenica fantastik, shënon e asiston në fitoren e Clujit NULL NULL 07.04.2025 22:04 07.04.2025 22:04 Meriton Korenica, po e vazhdon shkëlqimin e tij në futbollin rumun. Ai sonte ka zhvilluar një ndeshje briliante në fitoren 2:0 të Clujit ndaj Univ Craiovas. Korenica shënoi edhe asistoi në këtë ndeshje. 28 vjeçari qëlloi cakun në minutin e 44-të derisa asistin e bëri golin e Mohammed Kamara, që e kaloi në epërsi Clujin në minutin e 22-të. Aktualisht skuadra e futbollisti nga Kosova renditet e dyta me 33 pikë derisa Craiova është e treta me një pikë më pak.