Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bayern Munich me shumë mungesa për ndeshjen ndaj Interit

NULL NULL
07.04.2025 16:30

Bayern Munich po përballet me një krizë të lojtarëve për shkak të lëndimeve teksa po përgatitet për ndeshjen e ardhshme kundër Interit.

Bavarezët do të jenë pa disa lojtarë kyç, përfshirë kapitenin e tyre, Manuel Neuer, dhe një mori mbrojtësish, transmeton Klankosova.tv

Bayern do të luajë pa Alphonso Davies, Hiroki Ito dhe Dayot Upamecano.

Siç është bërë rutinë, Alexander Pavlovic do të mungojë në mesfushë, por mungesa më e fundit është lëndimi i Kingsley Coman, i cili do të humbasë edhe përballjen vendimtare ndaj Interit .

Në ndeshjen ndaj Interit që pritet të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00, do të mungojë edhe Jamal Musialës, mesfushori i ri, i cili kishte qenë një lojtar kyç për Bayern këtë sezon. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme