Ndryshimi i qëndrimeve, cilit Kurt t’i besohet për çmimin e rrymës? (VIDEO) NULL NULL 05.04.2025 20:15 05.04.2025 20:15 Pyetjes që ua bënte tjerëve, mbase përgjigjen do t’i duhet ta jap vet. Një dilemë si kjo që shtronte si opozitar atëherë e aktualisht kryeministri në detyrë, tani po i drejtohet Albin Kurtit. Numrin një të Lëvizjes Vetëvendosje, e shqetësonin fort rritjet e njëpasnjëshme të çmimit të rrymës. Veç pyetjeve kur në duar nuk e pati pushtetin, Lëvizja Vetëvendosje, doli edhe në rrugë për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. Rryma qe një nga shkaqet e protestës së plot para 10 vjetëve në prillin e 2015-ës. Veçse kur hipi në karrigen e pushtetarit, i ndërroi koncepti e nga të larta çmimet ju duken përtokë. Për këtë qe goxha i bindur ndër vite. Madje as në fushatë nuk ia ndau idesë se qytetarët njëmend po paguajnë pak. Me Kurtin e moçëm po, e me të riun hiç nuk pajtohet në këtë temë presidentja, Vjosa Osmani, që në 4 vjet e mandatit të tij konstatoi se rritje jo që u bënë shpesh por edhe tejkaluan 100%-shin, çka shkaktoi dëme zinxhirore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.