Nis rrugëtimi i Karvanit të 17-të të shkrimtarëve për fëmijë NULL NULL 07.03.2016 12:16 07.03.2016 12:16 Ka nisur rrugëtimi i Karvanit të 17-të të shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva” nga shkolla fillore Hasan Prishtina, rrugëtim ky i cili do të përfundojë në fund të vitit shkollor, njofton Klan Kosova. Shkrimtarët të cilët ishin pjesëmarrës në orën letrare në këtë shkollë ishin: Arif Demolli, Ismete Hyseni, Hasan Hasanaj, Xhevat Syla – njëkohësisht edhe kryetar i kësaj organizate për fëmijë “Agim Deva”, dhe Ibrahim Kadriu. Pjesëmarrëse ishte edhe zyrtarja e Drejtorisë së Kulturës në Prishtinë, Drita Rudi. Përveç aktiviteve të shumta, balet dhe recitime, në fund të kësaj ore letrare që po mbahet në shkollën Hasan Prishtina, shkrimtarët do të dhurojnë librat e tyre më të rinj për Bibliotekën e Shkollës.