Qëndrimi i Londrës: Beogradi gënjen, s’duam ta rrëzojmë Vuçiqin (VIDEO) NULL NULL 03.04.2025 20:29 03.04.2025 20:29 Nuk dihet nëse ia tha në sy Alleksandar Vuçiqit gjatë takimit të së mërkurës mbrëma në Beograd. Por, në një shkrim autorial për median “Nova”, Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy mohoi rreptë akuzat, të cilat nuk i kurseu as presidenti nikoqir, se Londra i financon protestat në Serbi. “Nuk përzihemi në politikat tuaja të brendshme e as nuk e financojmë dikë që ta bëjë këtë”, shkroi ministri britanik. Në opinionin e tij, Lammy i kërkoi Vuçiqit të punojë shumë e të gjejë zgjidhje edhe me Kosovën. Detajet i gjeni në videon më poshtë: