Një delegacion kosovar pritet të dërgohet në Samitin e Investimeve “Select USA” NULL NULL 03.04.2025 19:48 03.04.2025 19:48 E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, është takuar sot me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës. Në njoftimin e ambasadës thuhet se në takim është diskutuar për partneritetin ekonomik të SHBA-së. “Mezi presim të dërgojmë një delegacion kosovar në Samitin e Investimeve ‘Select USA’ në maj për të eksploruar më tej mundësitë e investimeve dhe për të nxitur marrëdhënie të begata biznesi!”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: VV po flet vetëm për numra, harron numrat që ndiejnë qytetarët në fund të faturës së energjisë elektrike 10/04/2025