Istog: U rrah me grushte nga burri, gruaja në vetëmbrojtje e përvëlon me ujë të nxehtë NULL NULL 03.04.2025 09:04 03.04.2025 09:04 Një rast i dhunës në familje ka ndodhur ditëve të fundit në Istog. Një grua është sulmuar fizikisht nga burri dhe djali i saj. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një debati verbal mes anëtarëve të familjes. Të dyshuarit e kishin sulmuar viktimën me grushte e më pas kishte ndërhyrë edhe vajza duke e pësuar edhe ajo. Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv, gruaja duke dashur të vetëmbrohej e ka marrë një ibrik apo siç njihet edhe ndryshe (gjygym) me ujë të nxehtë dhe ia ka kthyer burrit duke i shkaktuar djegie trupore. Rasti në fjalë u konfirmua për Klankosova.tv nga Policia. Fillimisht, personat e lënduar morën trajtim mjekësor në Emergjencë. Më pas ata u intervistuan nga hetuesit policorë. Pas kontrollit të bërë në shtëpi, është gjetur një armë ilegale gjuetie, që dyshohet se i përkiste burrit. Arma u konfiskua nga policia. Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, burri i dyshuar është ndaluar për 48 orë, kurse djali i tij është liruar. Prokurori i shtetit ka nisur hetimet dhe rasti cilësohet si “Dhunë në familje”.