Aksident në autostradën Milot-Morinë, dy të vdekur NULL NULL 02.04.2025 09:11 02.04.2025 09:11 Një aksident fatal ka ndodhur në autostradën Milot-Morinë mbrëmë. Policia njofton se automjeti i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç ka dalë nga rruga, ndërsa për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi F.Gj. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit, raporton Ballkanweb, transmeton Klankosova.tv.